Në Portin e Vlorës është mbajtur ditën e sotme
aktiviteti dita e hapur e forcës detare në 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë
në NATO dhe 61-vjetorin e krijimit të Forcës detare.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave
të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku i cili është shprehur se takimi
3 brezave, te ish ushtarakeve, ushtarakeve ne detyre dhe përfaqësuesve të
brezit të ri është diçka shumë e veçantë.
Ndërsa, evitoi te komentoj vjedhjen ne bazën e Pashalimanit në Vlorë. Më pas
ish-ushtarakët, qytetarë të ndryshëm dhe nxënës vizituan anijet
Oriku dhe Lissus që shërbejnë në detin Egje.
Postime te ngjashme
Add A Comment