Për këngëtarin e njohur kosovar, Meda, sot është ditë zie. Ai ka humbur personin e shtrenjtë të familjes dhe lajmin e ka dhënë vetë në rrjete sociale.
“Lamtumire dajë, Zoti të mëshiroftë e bekoftë me Xhennet!”, ka shkruar Meda duke ndarë edhe një fotografi të të ndjerit. Menjëherë fansat i kanë bërë komente të shumta, duke i shprehur ngushëllimet e tyre.