Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë

09:39 / April 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tatime finance audit punesim bilanc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2024 është dorëzuar nga 127,3 mijë individë nga 143,3 mijë që kishin detyrimin e deklarimit apo 90% e tyre. Numri i deklaruesve është rritur me 61,4 mijë krahasuar me deklarimet e DIVA 2023.

“DIVA 2024 nga 143,369 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 127,381 individë.

DIVA 2023 nga 73,850 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 65,910 individë.

Administrata Tatimore fton individët që nuk kanë deklaruar ende, të bëjnë deklarimin e DIVA sa më shpejt për të shmangur gjoba dhe interesa të panevojshme”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore.

Afati për dorëzimin e DIVA 2024 ishte 1 Prill (afati i fundit ishte 31 Marsi, por për shkak të festës së Fitër Bajramit u shty).

Kategoritë që kanë detyrimin për plotësimin e DIVA 2024 janë individët me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit, nga mbi 2 milionë lekë që ishte kufiri i mëparshëm.

Ulja e pragut të detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri u ul pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Detyrim për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s është edhe për individët nëse gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.) pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara nga paga.

Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk ndryshoi.

Pra të dypunësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 milionë lekë në vit apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel./ Monitor

deklarim diva dorezim individe person
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.