Dixheji kosovar DJ Dust ka bashkëpunuar me këngëtaren Enca Haxhia për rreth dy vite.
Por në një intervistë për ‘lajmi.net’, Dj ka treguar se ka braktisur Encën për të bashkëpunuar me reperen Tayna.
Dj Dust shprehet se me Encën i ka pasur marrëdhëniet shumë të mira, por zgjodhi të bashkëpunojë me Taynën, pasi pretendon se ka më shumë stil.
‘Po, pas një bashkëpunimi afër 1 vjet me Kidën, fillova të punoja me Encën. Me të kam punuar rreth 2 vite. Kërkesat e saj kanë qenë që punën që e bëjmë të jetë serioze dhe profesionale. Në përgjithësi kemi kaluar shumë mirë në dy sezona gjatë koncerteve me hitin ‘Boë Doën’. Nuk ka ndonjë arsyje të madhe për ndarjen, thjesht doja të bashkëpunoja me Taynën’, ka treguar ai.