Prej kohësh, Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re me një vajzë ende misterioze për publikun.
Megjithëse ka vendosur të na mbajë ende kuriozë për të parë portretin e vajzës që i ka vjedhur zemrën, ai nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale foto romantike me të.
Mirëpo, së fundmi ai na i ka çuar dyshimet në një tjetër nivel, duke na lënë të kuptohet se është martuar në fshehtësi.
Në një intervistë për “Ora verore” ai u pyet nëse kanë ndërmend ta çojnë marrëdhënien drejt kurorëzimit dhe përgjigja e tij ishte: “Shiko, unë e kam thënë, edhe mund të jetë finalizuar.”
Dj i famshëm tha se partnerja e tij nuk është pjesë e showbiz-it dhe do të bëjë publik imazhin e saj, kur ajo të dëshirojë. Ndërsa theksoi se emrin partneres do ta zbulojë më vonë.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Është një nga ato marrëdhënie që ke menduar të veshësh kostumin
Dj Sardi: Edhe mund të jetë finalizuar. Vazhdoj, po e them.
Gazetari: Mund të jesh i martuar?
Dj Sardi: Po!
Gazetari: Po unazën ku e ke?
Dj Sardi: Kam pasur një unazë që doli në portale, por nuk ishte për atë sebep. Ishte unazë që e kisha qejf. Por unazën që duhet ende s’e kam vendosur.