Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime, Prokuroria e Beratit jep pretencën për babain dhe gjyshen. Prokuroria e Beratit kërkon 3 vite burg për Armando Kumarakun dhe 2 vite burg për Natasha Romblën. Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar që Armando Kumarakut t’i hiqet përgjegjësia prindërore mbi djalin.
Ata postonin video në TikTok me të miturin dhe gjatë muajve të fundit ishin shndërruar në “personazhe” të vërtetë të këtij rrjeti social, duke grumbulluar mijëra shikime dhe pëlqime.
Për ta ishte bërë kallëzim që në dhjetor 2023 nga mamaja e të miturit, e cila ishte ndarë nga Kumaraku. Në videot që ata postonin në rrjetin social TikTok, shfaqej djali i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.