Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Trump

21:02 / July 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump vs biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka folur në lidhje me debatin e dështuar të Biden me presidentin amerikan Donald Trump të mbajtur para zgjedhjeve presidenciale

Në një intervistë të dhënë për Andrew Callaghan, Reuters raporton se Hunter ka deklaruar që performanca e dobët e Joe Biden përballë Donald Trump, që çoi më pas në tërheqjen e tij nga gara, erdhi si shkak i përdorimit të ilaçit për gjumë Ambien dhe lodhjes së madhe nga udhëtimet ndërkombëtare.

“Nuk kam asnjë dyshim për atë që ndodhi në debat. Ai udhëtoi rreth botës, mund të kishte fluturuar tre herë përreth globit.

Është 81 vjeç. Ishte i lodhur për vdekje,” ka thënë Hunter, duke shtuar se “i dhanë Ambien që të mund të flinte. Pastaj doli në skenë dhe dukej si një dre i kapur në dritat e makinës”.

Ambien është një medikament që përdoret për trajtimin afatshkurtër të problemeve me gjumin. Ndërsa, deri më tani zyra e Joe Biden nuk ka dhënë asnjë koment për deklaratat e të birit.

Bëhet e ditur se ish-presidenti Biden, ishte përgatitur për ditë me radhë në Camp David përballë debatit me Donald Trump, por më parë kishte realizuar dy udhëtime në Evropë dhe ishte ndalur në Bregun Perëndimor të SHBA-së për një mbledhje fondesh.

E kujtojmë që performanca e tij në debatin e 27 qershorit 2024, ku shpesh e kishte të vështirë të përfundonte mendimet, shkaktoi një valë reagimesh negative dhe presion të madh për t’u tërhequr nga gara.

E më pas, më pak se një muaj pas debatit, Biden shpalli tërheqjen nga kandidatura për zgjedhjet presidenciale të 2024-s.

Pas vendimit të tij, ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris mori kandidaturën demokrate, por më vonë humbi përballë Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Në intervistën e së hënës, Hunter Biden ka shprehur gjithashtu zemërimin e tij ndaj strategëve, ligjvënësve dhe zërave të Partisë Demokrate që, sipas tij, braktisën kandidaturën e të atit pas debatit.

arsyeja debati Hunter Biden joe biden trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.