Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros ka publikuar pak më parë disa foto nga qendra e Tiranës, nga “Fshati i Festave”.
Alex Soros uron Krishtëlindjen për të gjithë shqiptarët që e festojnë, ndërsa shkruan se pavarësisht tërmetit “Fshati i Festave” është dhe më i madh këtë vit dhe shpirti i festës duket gjithandej.
“Pavarësisht nga tërmeti, Fshati i Festave në Tiranë ishte edhe më i madh këtë vit dhe shpirti i festës dukej gjithandej. Shqipëria është një nga vendet më multikulturore dhe tolerante në Europë. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë ata që e festojnë”, shkruan Alex Soros, ndërsa shpërndan dhe fotot.
Djali i miliarderit George Soros është tepër i lidhur me Shqipërinë pasi vjen shpesh dhe çdo herë publikon foto nga eksperiencat e tij në Tiranë.