Xhani De Biazi vazhdon të mbetet i papunë dhe ndonëse në vitet e fundit ka folur me shumë klube të ndryshme e sidomos federata për të marrë drejtimin e një kombëtareje, për një arsye apo një tjetër nuk po arrin të firmosë askund. Këtë herë, trajnerit i ka shpëtuar nag duart përfaqësuesja e Ekuadorit, ku është emëruara djali i një legjende të futbollit botëror.
De Biazi kishte nisur bisedimet që në shtator me Federatën e Ekuadorit, që po kërkonte një teknik europian që ta drejtonte në kualifikueset e Katar 2022. Mendohej se rivali kryesor i tij ishte Jurgen Klinsman, por ky i fundit përfundoi në Gjermani në stolin e Herta Berlin. Kur mendohej se bisedimet mund të shkonin drejt finalizimit, në skenë doli kandidatura e djalit të Johan Krojf, Zhordit, i cili arriti të bindte drejtuesit e Federatës së Ekuadorit t’i besonin postin.
Kësisoj, ZHordi Krojf firmosi me këtë përfaqësuese duke nisur një etapë të re të karrierës, të parën si trajner i një kombëtareje paso më parë kishte drejtuar vetëm dy klube, në Izrael e Kinë. /vipsport.al/