Media britanike The Independent ka raportuar sot se djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin pritet të marrë detyrën nga babai i tij dhe do të bëhet kreu i ardhshëm i grupit Wagner.
Pavel Prigozhin duket se po trashëgon shumicën dërrmuese të pasurisë së babait të tij, duke përfshirë këtu grupin mercenar, pronat dhe rreth 100 milionë paundë, sipas një fotografie të postuar në rrjetet sociale të atij që raportohet të jetë testamenti i ish-kreut të Wagner.
Tani ai ka nisur negociatat me gardën kombëtare ruse, Rosgvardia, për ribashkimin e organizatës mercenare në luftimet në Ukrainë, tha Instituti për Studimin e Luftës.