Sot është ditë e veçantë për çiftin e njohur të shoubizit, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani. Djali i tyre feston katër vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, nuk mund të mungonte dhe urimi i Andrrës për Ansin e vogël, që na qenka rritur kaq shumë.
Ndërsa poston fotot që nga çasti kur erdhi në jetë, dhe tani kur Ansi është rritur, Andrra i dedikon disa fjalë të ëmbla të birit.
“E falenderoj Zotin per gjithçka kam, por asnjehere s’do te jete mjaftueshem per ty! E di, e ndiej se dielli yt nuk do te shuhet kurre, por cfaredo qe te na servire jeta, une premtoj te jem me ty pakohe ne cdo hap tendin. Mos e ndal kurre vrapin e jetes, per askend e asgje…
Je ne cdo lutje timen, biri im! Te dua sikur mos te kishte nje te neserme… 4 vite me ty ishin me shume se nje enderr…Gezuar ditelindjen, bekimi im i çdo dite!❤️
25.05.2016.”,- shkruan Andrra në Instagram.