Djali i të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj në qendrën “Orenda” ka folur për mediat pas ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik, ku theksoi se tashmë nëna e tij do të qëndrojë me të dhe nuk do ta lërë në duart e askujt.
“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë. Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i të moshuarës.
Pas videos që qarkulloi në internet, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin, policia arrestoi 3 infermierët, ndërsa e moshuara u nxor menjëherë nga qendra.