Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka bërë dokumentacionin për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Dashamir Shehi u shpreh se 10 përqind e kandidatëve nga ky koalicion për zgjedhjet e 11 majit vjen nga diaspora.
”Të ashtuquajturit familjarë për të cilët u bë kaq zhurmë nga propaganda e dy partive të mëdha, që janë me lista të mbyllura, nuk janë më. Do t’i kërkonim opinionit publik dhe mediave që të zbulojnë familjarët dhe lidhjet me të cilët i kanë mbushur listë mbyllurit.
Koalicioni ka në listat e veta mbi 10 përqind të kandidatëve nga diaspora. Shenjë kjo që ne i kemi repektuar angazhimin e diasporës për të qenë pjesëtarë aktiv në jetën politike dhe për t’u përfaqësuar me njerëzit e vet.
Prandaj e ftojmë diasporën kudo që ndodhet, në Europë apo Amerikë e Kanada, të votojnë numrin 9 “Djathtas për Zhvillim: si alternativa më e mirë për të zgjidhur problemet e Shqipërisë por dhe të tyret njëkohësisht”, thuhet në deklaratën e “Djathtas për Zhvillim.