Reperi Buta u lirua dje nga paraburgimi ku po qëndronte prej disa javësh, pas arrestimit nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike. Lirimi i tij u bë efektiv dje pas vendimit të gjykatës që vendosi masën e arrestit shtëpiak për 20 ditë, duke i mundësuar reperit të kthehet pranë familjes.
Në imazhet e para të shpërndara pas kthimit në shtëpi, artisti shihet duke përqafuar vajzën e tij të vogël, një moment që ai e ndau me ndjekësit në rrjete sociale. Buta ka ndarë edhe detaje për jetën personale, në gjykatë duke treguar se po kujdeset për nënën 63-vjeçare dhe vajzën, gruan.
Pak më vonë, reperi solli edhe një tjetër lajm për fansat e tij: përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur se është duke xhiruar videoklipin e ri, duke e shoqëruar njoftimin me fjalët e shkurtra “Së shpejti”.

