Sherret banale janë ato për të cilat dëgjojmë shpesh nga aktualiteti shqiptar, ku në jo pak raste degjenerojnë deri në pasoja fatale me humbje jetësh.
Ndoshta është për t’u shqetësuar se si edhe brezi i ri shfaq shenja agrisiviteti në përditshmërinë e tyre, ku zënkat me përleshje fizike, mjete prerëse apo edhe më keq akoma me armë nuk mungojnë.
Një rast i tillë është edhe ky i mëposhtmi që do trajtojmë në vijim, teksa një prind nga Tirana ka zbuluar “aksidentalisht” në telefonin e të birit një video shqetësuese. Dy djem të ri në moshë godasin dhe ofendojnë një vajzë e cila duket minorene. / JOQ