Përmes një mesazhi, drejtuesr gazetarit të “Opinion”, Blendi Fevziu, ku dhe ishte e ftuar Kryemadhi, Veliaj u shpreh se shkolla “Sami Frashëri”, do të ndërtohet aty ku ka qenë dhe dyfish më e madhe.
Kryebashkiaku i Tiranës, u është përgjigjur brenda pak çasteve, denoncimeve të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila deklaroi sot se aty ku është shkolla ‘Sami Frashëri’, do të ndërtohet një pallat.
Përmes një mesazhi, drejtuesr gazetarit të “Opinion”, Blendi Fevziu, ku dhe ishte e ftuar Kryemadhi, Veliaj u shpreh se shkolla ‘Sami Frashëri’, do të ndërtohet aty ku ka qenë dhe dyfish më e madhe.
Kryebashkiaku tha se deklarata e Kryemadhi, ishte e rremë.
“Faleminderit zonjës Kryemadhi që ka bën spote publicitare, por shkolla do të ndërtohet aty ku ka qenë. E ftoj zonjën Kryemadhi në inagurim,”– shkruante Veliaj.
Sipas Kryemadhit, aty ku ka qenë shkolla që tashmë ështe shembur, do të ndërtohej pallat, pasi qeveria ia kishte kthyer tokën ish-pronarit.