Koret raciste dhe shoviniste të ushtarëve grekë gjatë paradave me rastin e festave të ndryshme kombëtare të tyre duket se do të marrin fund, të paktën për tani.
Një urdhër të komandës së përgjithshme të ushtrisë ka ndaluar çdo lloj kori gjatë paradave duke patur parasysh edhe atë të 25 marsit me rastin e Pavarësisë, raporton tirananews.al.
Urdhri justifikohet me faktin se kjo bëhet për të parandaluar çdo lloj mase disiplinore ndaj ushtarëve që mund të shkelin rregullat, por mediat greke raportojnë se në fakt pas këtij vendimi fshihet qëllimi për të mos acaruar marrëdhëniet me fqinjët grekë si Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria, të cilat kanë qenë vazhdimisht objekt i koreve raciste të ushtarëve grekë.
Më parë, ata kishin kënduar se do të bënin litarë më lëkurën dhe zorrët e shqiptarëve, një deklaratë skandaloze kjo për një ushtri të NATO-s.