Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do digjem me benzinë”, Gëzimi del nga vetja: Jam 39 vjeç, kur do gjej unë një vajzë për t’u martuar?

23:28 / September 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gezimi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezër Gëzimi dhe Kujtimi janë përfshirë në një sherr gjatë transmetimit në TV.

Gëzimi ka treguar se para se babai të humbiste jetën nga Covidi, ka folur me vajzën e tij, ku ajo e ka këshilluar që të kthejë lekët në euro dhe t’i fusë në bankë.

Pasi i kthen në euro, motra Lumturie shkon tek shtëpia e të atit me valixhe, ia merr eurot dhe i fut në bankë në emrin e saj. Gëzimi i ka kërkuar ndihmë vëllait të madh Kujtimit që të zgjidhin këtë problem, por ai nuk e ka ndihmuar.

Debati në seancën “Shihemi në Gjyq”:

Gëzimi: Të kam sjellë këtu që të më ndihmosh mua jo të ulesh përkrahë motrës, kur motra ta futi ty dhe nuk të dha asnjë kokërr leku.

Eni Çobani: Kur ka ndërruar jetë babai?

Gëzimi: (Ngre tonin e zërit) Kam lekët e funeralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me lekët e funeralit, të më marrë lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë. Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të grabis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në burg?

Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do digjem vetë me benzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha lekët. BE ka dhënë 18 mijë euro për viktimat e Covidit, familjarëve, ky ka marrë certifikatën e diagnozës së Covidit, më ngatërrohet edhe me dokumentat e shtëpisë.

Kujtimi: Për këtë që thotë për lekët e Covidit, nuk ka asnjë provë.

Eni Çobani: E keni marrë ju certifikatën e vdekjes së babait tuaj nga Covidi apo jo?

Kujtimi: E kam marrë e kam çuar tek sigurimet.

Eni Çobani: Zoti Kujtim, Gëzimi i referohet faktit që të gjitha ato familje që kanë pasur humbje jete nga Covidi, janë shpërblyer me një shumë të caktuar parash. Këtë të them të drejtën unë nuk e kam dëgjuar.

Ardit Gjebrea: Kjo nuk është një gjë zyrtare, këtë gjë e thotë Gëzimi dhe mbetet në kuadrin e një fjale të thënë nga dikush që vjen në studio.

benzine digjem martuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.