Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Do e dekretojë Ramën si Ministër të Jashtëm? Meta befason me përgjigjen

22:19 / January 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
18ba80e6 9a7e 405a bf9f 771d61806662
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu ka komentuar për herë të parë propozimin e kryeministrit Rama për ta dekretuar në postin e Ministrit për Europën dhe Punët me Jashtë. I pyetur nga Fevziu nëse do e dekretojë ose jo, Meta është përgjigjur: “më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë”.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Që prej tri-katër ditësh jeni në qendër të vëmendjes me kryeministrin e Shqipërisë, madje ditën e premte ai ka qenë agresiv me ju, duke ju konsideruar një lloj zgjatimi, po e quaj, apo çizmeje e opozitës shqiptare. Në fakt sot kryeministri ka deklaruar se do të marrë vetë përsipër postin e ministrit të Jashtëm. Ky është lajmi më i fundit. Çfarë qëndrimi keni?

Presidenti Meta: Është një lajm i freskët dhe mesa jam në dijeni, pak më parë ka mbërritur apo është protokolluar një propozim i tillë, për të cilin natyrisht që më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë.

Gazetari: Ç’do të thotë një kohë e mjaftueshme, zoti President? Për çfarë do të këshilloheni ju për Edi Ramën?

Presidenti Meta: Besoj se kohë e mjaftueshme do të thotë që çdo veprim të bëhet me përgjegjshmëri, duke respektuar Kushtetutën dhe duke marrë në konsideratë çdo kërkesë të vetë Kushtetutës.

Gazetari: A do të përdoren kriteret që janë përdorur edhe në rastin e Cakajt për Ramën? Që do të thotë, a do të shihet edhe përmbajtja e deklaratave të tij lidhur me qëndrimin për shembull ndaj shkëmbimit të territoreve, idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimi i diplomacisë shqiptare në këtë drejtim?

Presidenti Meta: Jua thashë edhe një herë që një kërkesë e tillë sapo është depozituar dhe do të kërkojë kohën e saj. Dhe përgjigjja do të jetë tepër e përgjegjshme, por edhe transparente.

Së dyti, nuk mund të bëjmë një paralelizëm të rastit të kandidatit të mëparshëm me kandidatin e vetëpropozuar, për arsye se në rastin e dytë kemi të bëjmë me një figurë të njohur politike, ndërsa në rastin e parë kishim të bënim me një figurë tërësisht të panjohur deri më sot, të paktën për mua si President i Republikës, por kam përshtypjen edhe në tërësi për opinionin publik.

Gazetari: Që do të thotë zoti Meta, se ju do t’i përgjigjeni ‘po’, pra do ta dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Që do të thotë se do të më duhet kohë për të dhënë një përgjigje të qartë, të plotë dhe shteruese.

dekreti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.