Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në fjalën e saj, Kryemadhi foli edhe për fenomenin e vjedhjes së votave,
Ajo u shpreh se askush nuk guxon t’i marrë votën partisë së saj, duke u shprehur e bindur se do të fitojnë bindshëm ndaj socialistëve të udhëhequr nga Edi Rama.
“Ne do hyjmë në zgjedhje, jo vetëm që do të hyjmë në zgjedhje. Po do ta thyejmë në mes Edi Ramën. S’kam frikë unë. Të guxojë ndonjëri t’i prekë votat e LSI. Çdo parti t’i mbrojë vetë votat e veta. Se kanë edhe komisionerë në zgjedhje. Për ça i kanë?,”-tha Kryemadhi.