Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Do niste në Korrik, Vettingu në polici “shtyhet” në Shtator

17:44 / August 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seancat për Vetingun e kupolës se Policisë së Shtetit nuk do te nisin para Shtatorit. Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit ishte njoftuar më herët për nisjen tyre. por sipas burimeve nga ministria e Brendshme ende ka akoma pune. ABC News ka mësuar se po përgatiten dosjet voluminoze në lidhje me seancat e para dëgjimore që do të zhvillohen për kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, disa nga e Anëtarët e Komisionit të Jashtëm ndodhen jashtë vendit si dhe kanë marrë pushimet verore, duke bërë që procesi të mos fillonte në fund të Korrikut. Vettingu në polici do të zhvillohet në të njëjtën mënyre dhe formë si Vettingu në Sistemin e Drejtësisë. Seancat do të jenë të hapura për publikun për 50 dosjet e drejtuesve me gradën më të lartë dhe vendin është përcaktuar “Pallati i Kongreseve”.

Në fazën e parë janë 250 oficere me gradat me te larta dhe  anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të krahasojnë, vërtetësinë e deklarimeve të tyre për tre 3 kriteret e përcaktuara; aftësitë profesionale, pasuria dhe integriteti.

Qershori i vitit  2020 është përcaktuar si afati përmbyllës për Vettingun e 250 drejtuesve të lartë të policisë. Në total do të kalojnë në filtrat e Vettingut 13 mijë uniforma blu. Në dy fazat e tjera të Vettingut, dosjet e efektiveve blu do të shqyrtohen nga drejtuesit e SHÇBA-së dhe ata të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të Vettingut./ABC 


Komisionit të Jashtëm Pallati i Kongreseve vetingu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.