Klodjan Kaboli, 25-vjeçari që u kap në një shtëpi kanabisi në Britaninë e Madhe, u shpreh para trupi gjykues se u detyrua të bënte një punë të tillë për të mbledhur para me qëllim që të paguante tarifat mjekësore të babait të tij.
Prokurorja Fiona Cortese tha se i riu nga Shqipëria u arrestua pasi autoritetet bastisën një shtëpi në London Road, Chesterton.
“Oficeri ndjeu erën e kanabisit që vinte nga adresa kur mbërriti për herë të parë. Ai shikoi nga një dritare dhe pa të pandehurin që po shkonte drejt pjesës së pasme të pronës. 81 bimë kanabisi po rriteshin në tre dhoma lart”, tha Cortese.
25-vjeçari u shpreh se ai merrte para për ushqim dhe lejohej të largohej vetëm për të blerë ushqime, ndërsa shtoi se familja e tij ishte kërcënuar.
“Atij iu premtua punë në Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht kishte punë dhe ai qëndroi me një grup punëtorësh ndërtimi nga Shqipëria. Por pas disa muajsh ai u transferua në Chesterton. Ishte i frikësuar nga kërcënimet.”