Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Do rijetëzohen rezidencat qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

11:00 / June 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 52 1024x739 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend.

Më konkretisht, sot, 4 qershor, gara bëhet për dy projekte. Njëri për vilën e ish-udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha në Vlorë dhe tjetri për një rezidencë qeveritare në zonë e Velipojës.

“Duam të rijetëzojmë Shqipërinë që ishte, që është dhe sidomos atë që po bëhet”, theksoi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

I pranishëm në këtë event, ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, ai deklaroi se “kjo është një rrugë e re për Shqipërinë që po shkelet me sukses.”

“Praktikisht po shikojmë potencialin e madh për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar edhe formulat e ndërveprimit me privatin, që deri dje kanë qenë shumë bazike”, tha Rama.

Më tej, tha se synohet të bëhet e njëjta punë që është realizuar me dy rezidencat qeveritare në kryeqytet.

“Sot ne hapim një nga kapitujt e punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve, që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, të cilat prej shumë kohësh kanë mbetur ashtu si rezultat i mospërdorimit, për shkak të humbjes së funksionit faktikisht. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitet të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota. Na kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i jetëzuar dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes t’i transformojë në burim të ardhurash”, deklaroi numri një i kabinetit.

“Duke bashkuar këto interesa dhe duke vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në ndërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare, bazuar te modelet më të mira në Europë”, përfundoi kreu i qeverisë.

Edi Rama ENVER HOXHA rezidenca vila Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.