Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Do të bien çmimet e apartamenteve në Tiranë? Ekspertët e tregut imobiliarë tregojnë se çfarë po ndodh

17:27 / May 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Apartamente me qira bregdet 2 942 768x515 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një rivlerësim tjetër i pronave, por me një normë tatimi 5-fish më të vogël ka ngritur aludimet e një lëvizje të mundshme të çmimeve për tregun e pasurive të paluajtshme. Ekspertët e tregut imobiliarë tregojnë se ky proces mund të prekë vetëm një kategori apartamentesh.

“Ne mendojmë që me këtë amnisti çmimet e apartamenteve me hipotekë po pësojnë rënie, sepse ai tatim që do paguanin në periudhën e mëparshme dhe ia faturonin blerësit dhe mendojmë se me këtë rivlerësim çmimi do bjerë”, tha për A2, Erjon Alimema, ekspert i pasurive të paluajtshme.

“Kjo rënie nga 3% e rivlerësimit mund të prekin vetëm një kategori. 2000, 2010, 2015 kanë mundësinë e rivlerësimit të pronës që e kanë blerë vite më para. Kurse sa i përket pronave të reja duke qenë se këtë vit janë rritur çmimet e referencës nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh”, u shpreh Fjordi Subashi, ekspert imobiliar.

Lefter Sila ekspert i këtij tregu i cili ka qenë pjesë e 4 periudha të mëparshme të rivlerësimit në vend, tregon se kur, sipas tij, do të ndodh rënia e ndjeshme e çmimeve që të gjithë presin. “Rënia e çmimeve është sipas parimit të ekonomisë së tregut nëse oferta më e madhe se kërkesa dhe e dyta nëse do ketë raste krizash qoftë të brendshme dhe të jashtme. Nuk do të ketë rënie apo ngritje çmimesh. Ajo që mund të themi është se përfituesit janë vetëm pronarët”, shtoi Sila.

Për disa prej ekspertëve rënia pritet e lehtë deri në përafrimin e vlerës së tregut, pasi një pjesë edhe janë mbivlerësuar sipas tyre. “Nëse flasim për një amnisti me 12% ulje nuk pretendojmë që çmimet do bien kaq. Gjithmonë arsye për të rritur çmimin ka disa për ta ulur shumë vështirë. Një çmim 5-7% që kanë pronat me certifikatë pronësie do të reduktohen”, deklaroi Erjon Alimema.

Mesatarisht një rënie deri në 7% për një apartament 100 mijë euro do të përkthehej në 7 mijë euro më pak për ata qytetarë që do të blejnë një pronë në vijim. Aktualisht ndalur sipas zonave në Tiranë çmimet e referencës së apartamenteve variojnë duke nisur nga 2200 euro në zonën e ish-Bllokut, Librit Universitar, vijon me rreth 1100 euro në zonën e Fabrikës së Miellit dhe 900 euro pranë zonës së Porcelanit.

Apartamente Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë

15:30 / February 8, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.