Mundësia që vaksina e koronavirusit të jetë e disponueshme deri në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021 u la e hapur nga Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë, Stella Kyriakidou.
Kyriakidou tha se Bashkimi Evropian tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me tre kompani për furnizimin e vaksinave.
“Në këtë fazë, çdo parashikim se kur do të fillojmë të bëjmë vaksina do të ishte i rrezikshëm. Unë do të thoja që me të dhënat që kemi sot është e mundur të kemi një vaksinë të disponueshme për grupet e para të popullsisë në fund të vitit ose në fillim të vitit tjetër. Sigurisht që kemi parë që gjatë provave klinike, ka edhe ngjarje të paparashikuara dhe kjo është arsyeja pse unë hezitoj të vendos një kohw tw caktuar.
Ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe lajmet që kemi marrë nga Pfizer dhe Biontech, tw cilat janë mjaft optimiste dhe ne po presim të shohim në javët e ardhshme nëse ata do të vazhdojnë me aplikimin për një licencë nga Agjencia Evropiane e Barnave“, tha zonja Kyriakidou.
“Të gjitha vendet do të marrin vaksinën në të njëjtën kohë”
E pyetur nëse vendet e BE-sw do ta marrin vaksinën së bashku me vendet e tjera apo nëse ekzistojnë vende qw kanw pwrparwsi, Kyriakidou theksoi se “të gjitha vendet do të marrin vaksinën në të njëjtën kohë dhe kjo ishte arsyeja pse ne zhvilluam strategjinë evropiane të vaksinës këtu. Ne jemi duke negociuar së bashku dhe me 27 Shtetet Anëtare me kompani të ndryshme farmaceutike për të krijuar një portofol me sa më shumë vaksina të jetë e mundur.
Në këtë mënyrë ne rrisim shanset për të pasur një vaksinë të suksesshme dhe të sigurt. Ne tashmë kemi nënshkruar me tre kompani, AstraZeneca, Sanofi dhe Johnson & Johnson. Brenda ditëve, unë do të nënshkruaj marrëveshjen me Pfizer-Biontech, ndërsa në të njëjtën kohë negociatat me dy kompani të tjera kanë përfunduar.”
Qëllimi kryesor i BE-së në këtë fazë është, sipas Kyriakidou, qw së bashku me Agjencinë Evropiane të Barnave, por edhe me Shtetet Anëtare të “kenë një informacion të duhur se si të fillojnë vaksinimin”, duke theksuar, megjithatë, se “sapo të gjendet vaksina, koronavirusi nuk do të zhduket dhe ne duhet të vazhdojmë të jetojmë me masat”.