Analisti Frrok Çupi, duke folur për aktualitetin politik në vend, u ndal edhe te protesta e thirrur nga ana e Partisë Demokratike më 12 nëntor.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Çupi u shpreh se mes turmës do të ketë militantë të rrezikshëm që do të shkaktojnë trazira.
“Ata janë militantë të armatosur dhe janë ushtarakë të specializuar për të bërë turbullira në turma. Ka disa ditë që nuk janë në Tiranë, por nëse shfaqen në 12 nëntor do të sjellin turbullira të shumta”, deklaroi Frrok Çupi.