Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar “pastrim” të Partisë Demokratike nga të gjithë ata të cilët do të korruptohen dhe grabisin qytetarët.
Ai u shpreh se një gjë e tillë është parashikuar në programin e PD, ndërsa shtoi se do të lokalizohet çdo qindarke e vjedhur dhe do t’u kthehet shqiptarëve.