Policia ka vendosur në pranga dy të rinj që kërcënonin një 63-vjeçar se nëse nuk i jepte 3500 euro do i publikonin disa video që dispononin.
Në pranga u vendosën 23 vjeçari me iniciale Ferik Fataj, dhe 24 vjeçarja me iniciale Anxhela Hamdiu, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin”, informon policia.