Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do të të merret vëlla, mos e bëj!”, Lame: Nuk po i prishim shtëpinë e jetës dikujt, janë objekte pa leje me qëllim fitimi

20:06 / December 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka folur mbi mënyrën si po procedohet me ndërtimet pa leje në vend dhe pallatet e braktisura.

Lame tha se aksioni që ka nisur për prishjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje nuk po prek objekte që janë “shtëpia e dikujt” por që janë ndërtuar për qëllime fitimi.

Ai theksoi se kjo histori e nisur prej vitesh, ka arritur në pikën ku nuk ka më tolerim dhe çdo objekt i palegalizuar do t’i kalojë shtetit ose do të shembet.

“Prishja në Durrës nga IKMT-ja dhe deklarata e kryeministrit për vijimin e konfiskimeve dhe deklarata e kryetarit të bashkisë për “histerisë” apo “marrësizë” ta citojmë tamam e ndërtimeve pa leje janë pjesë e këtij kërbaçi. Kushdo nga ne e thotë, mjaft më me ndërtime pa leje, jemi në 2022-in, po mbyllim 2022-in.

Është një histori që ka filluar që në vitet ’90, është bërë disa herë amnisti, është thënë disa herë mjaft, mjaft, mjaft! Ky është ai mjafti i fortë, dhe pjesë e këtij mjafti të fortë është dhe VKM-ja e nxjerrë nga qeveria për konfiskimin e këtyre objekteve, për të kaluar një hap më tej: Do të të merret vëlla, mos e bëj se do të të merret!

Kjo është pjesa e kërbaçit le të themi, pjesa e kulaçit që lidhet  mepunën time, ka të bëjë jo më me ata që kanë ndërtuar për fitim, sepse të gjitha pallatet e sekuestruara janë pallate jo ku do banonte…

Më lejon, pa dashur as të fyej njeri, ku do i banonte oligarku i radhës, po përdor termin oligarku. Po i bie në këtë kurthin e “oligarkllëkut”. Këto nuk janë pallate ku banonte ai dhe po shkojmë e i prishim shtëpinë, janë pallate për qëllim përfitimi. Pra, do shiteshin. Nuk është se po i prishim shtëpinë e jetës dikujt, janë pallate që po merren sepse ti po shkelje lejen për të përfituar. Ndërsa ato që legalizohen tek unë janë shtëpitë ku vetë qytetari ka çatinë e tij mbi kokë. Kjo është diferenca në themel”, tha Lame në Klan tv.

Artan Lame IKMT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.