Biznesmeni dhe deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka mirëpritur shortin e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK) për kontrollim të plotë të pasurisë.
Ai shkruan se është i pastër si loti, ndaj nuk i frikësohet kontrollit, ndërsa shton se shpreson që të gjithë do ta kuptojnë së pasuria krijohet me punë.
“Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës.”