Denis Marinaj është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi dyshohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare.
Ndërkohë pasditen e sotme në komisariat është paraqitur e mitura 15 vjeç dhe ka treguar për policinë se 19-vjeçari e kërcënonte se do e vriste atë dhe familjen e saj dhe se me këto presione ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë, në kohë të ndryshme.
“Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua”, mësohet se ka deklaruar e mitura në polici, ndërsa ka treguar ngjarjen.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.