Një familje shqiptare e përbërë nga pesë anëtarë është përfshirë në një aksident automobilistik në Lacedonia, pranë Pulias në Itali.
Burrë e grua, dhe tre fëmijët e tyre ishin nisur nga Roma, në drejtim të Barit dhe më pas drejt Shqipërisë.
Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare është përplasur në autostradën A16 Napoli – Canosa.
Ata u transportuan me helikopter drejt spitalit të Foggia-s, pas lëndimeve fizike nga përplasja e fortë.