Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, ku disa ministra u zëvendësuan, ditën e sotme pritet dekreti nga presidenti Bajram Begaj.
Pak pas mbylljes dje të Kongresit Zgjedhor të PS-së ku u zgjodh dhe Asambleja e re e kësaj partie, kryeministri Edi Rama u paraqit në Presidencë për t’i paraqitur propozimet personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj.
Sakaq, këto ndryshime në kabinetin qeveritar pritet që të miratohen sot me dekret, ndërsa pasdite ishte parashikuar që të mblidhej Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme. Por seanca në fjalë u shty për ditën e nesërme, në orën 18:00.