Nëse ju themi se Noizy është dashuruar aq shumë pas një vajze sa ka vendosur të zhvendoset në Kosovë për të jetuar dhe punuar, do e besonit? Në fakt as ne jo. Madje, as familjarët dhe miqtë e tij më të mirë nuk e besuan kur ai u shkroi një mesazh të tillë.
Reperi ishte i ftuar në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” ku në një lojë të emisionit iu kërkuar tu dërgonte një mesazh pesë miqve të tij, përfshirë familjarë. Në mesazhin në fjalë ai shkroi se do fillojë jetën e punën në Prishtinë për shkak të një vajze.
Këtë mesazh Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, zgjodhi që t’ia dërgojë Blerim Destanit, Altin Sulkut, kushëririt, kunatit dhe motrës. E pikërisht te kjo e fundit do ndalemi sepse duket se i kthehu mesazhin më epik.
Ajo jo vetëm që nuk e besoi por, i shkroi: “”Ku janë çelsat e Lamborginit sepse më ka zënë rrugën. Nuk po nxjerr dot Maybach.” Do me thënë kjo do që ta marrë makinën për vete”- tha Noizy, duke shkaktuar shumë të qeshura nga mënyra se si ajo injoroi mesazhin e tij.