Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Doganat arkëtojnë 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat

12:31 / January 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6004
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Doganore ka mbyllur vitin 2025 me të ardhura në vlerën 240 miliardë lekë, ose rreth 2,5 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, janë mbledhur rreth 10 miliardë lekë më shumë, duke shënuar një rritje prej 4,3%.

Gjatë vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, forcimi i lekut ndaj valutave të huaja ka ndikuar negativisht në të ardhurat, duke sjellë një humbje prej rreth 9,5 miliardë lekësh. Nëse ky efekt nuk do të kishte ndodhur, rritja reale e të ardhurave do të ishte rreth 19,5 miliardë lekë, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Në raport me planin vjetor, të ardhurat u realizuan në masën 98%. Por duke marrë parasysh ndikimin e kursit të këmbimit, rezulton se realisht janë mbledhur rreth 5 miliardë lekë më shumë se plani, ose 103,3% e tij.

Sipas Administratës Doganore, këto rezultate janë arritur falë menaxhimit më të mirë, kontrolleve më të forta në dogana dhe masave për të luftuar evazionin fiskal, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave.

Viti 2025 solli gjithashtu rritje të ndjeshme të të ardhurave nga mallrat e akcizës. zhdoganimi i karburanteve arriti në rreth 760 mijë tonë, ose 75 mijë tonë më shumë se një vit më parë. Zhdoganimi i cigareve arriti në 3450 tonë, duke kaluar planin dhe duke u rritur me 250 tonë krahasuar me vitin 2024.

Po ashtu, u shënua rritje edhe në zhdoganimin e kafesë me rreth 500 tonë dhe të birrës me rreth 1 mijë tonë më shumë se një vit më parë.

arkëtojnë Doganat të ardhura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.