Eugerta është një vajzë nga Bulqiza, e cila jeton në Tiranë. Ajo është 20 vjeç, ka mbaruar shkollën profesionale 2-vjecare për parukjere, si dhe ka ndjekur një kurs për make up artist profesional. Aktualisht punon si parukiere. Ajo e dashuron të bukurën prandaj ka zgjedhur edhe këtë profesion. Jo vetëm kaq, por Gerta është edhe një vajzë pa komplekse. Ajo pranon pa problem që ka bërë ndërhyrje estetike për të ndryshuar pamjen e saj dhe për tu ndjerë më mirë me veten. Si fillim gjithçka ka nisur nga nevoja, për të vazhduar më tej edhe me dëshirën për tu përmirësuar.
Megjithse ashtu si pranon vetë Eugerta në intervistën e dhënë për Tirananews.al, ndërhyrja nuk ka shkuar ashtu si ka dashur, ajo do të ritentojë sërish për të arritur atë që do. Eugerta thotë se ndihet jo mire kur vetë i bën make up, krehje apo stilim dhe ndonje klienteje nuk i pëlqen, dhe se nuk mund të kuptoj se si nje mjek mund të jetë kaq pak i kujdesshem dhe i pashqetesuar nga një rezultat i tillë.
Intervistoi Manjola Dervishi
Puna që bën është një zgjidhje për ty apo një zgjedhje?
Jo unë e dua shumë këtë profesin dhe e kam zgjedhur me shumë dëshire, pasi mendoj se është gjeja që di të bëj më mirë.
Ti na ka thënë se kë bërë disa ndërhyrje në fytyrë, si erdhi ky vendim?
Fillimisht kam qenë e dëtyruar, pasi kur kam qenë e vogël kam pësuar një aksident edhe e kam thyer hundën. Kështu mjekët janë detyruar që të marrin kock nga veshi dhe të ma vendosin tek hunda.
Në fakt heren e tretë unë kam bërë operim estetik-plastik dhe këtë nuk e kisha të detyruar, por unë kisha dëshirë të kisha një hundë funksionale por edhe më të bukur, pasi hunda që kam pasur më parë nuk është se me pëlqente shumë.
Çfarë medimi ke për vajzat që bëjnë ndërhyrje estetike në fytyrë ose në trupin e tyre?
Nuk i paragjykoj fare vajzat gjë zgjedhin për të bërë ndërhyrje, kur është mundësia për të rregulluar diçka që nuk e ke mirë pse jo, kështu ndihesh më mirë me veten.
Përveç hundës, çfarë nuk është tjetër natyrale në fytyrën tuaj?
Unë kam bërë edhe vetullat..tatuazh, por më ngeli përgjysmë procedura, pasi ishte shumë e dhimbshme dhe nuk mundesha ta duroja dhimbjen.
Ndihesh më e bukur se më parë ?
Të them të vërtetën jo, nuk jam asapak e kënaqur nga rezultati. Doktori me ka vendosur kock nga veshi edhe por kam frik se edhe me kalimin e kohës..mund të pësojë ndryshime pasi nuk eshtë punuar si duhet. Që në fillim nuk doli forma që dëshiroja..
Mendoni se është faji i mjekut që ka punuar me ju?
Unë mendoj se ai ka bërë një gabim në mënyrën se si ka punuar në hundën time, pasi duhet të ishte me estetike se më parë.
U ankove ?
Po fakti që para ndërhyrjes kam firmosur një shkresë ku thuhej se pranoja se edhe nëse nuk me del forma e dëshiruar unë e marrë parasysh rezultatin, nuk më lë shumë mundësi për ankesa.
Ku e ke bërë ndërhyrhen në klinikë privatë apo në shtetërore?
E kam bërë në klinikë private.
A është kjo një klinikë e licensuar?
Nuk e di, as nuk jam interesuar kur e kam bërë ndërhyrjen.
Meqënëse hunda nuk ka dal ashtu si ti dëshirje, do tentosh sërish?
Po kam dëshirë, jam interesuar, por më kanë thënë që duhet të marre pak material nga brinja, që ta bëj si dua unë. Por besoj se do e realizoj.
Po për kostot financiare të këtyre ndërhyrjeve çfarë mendimi ke?
Nëse je e kënaqur me rezultatin, mendoj se nuk kushton asgjë. Pastaj nëse nuk është rezultati që kërkoje të duken para të shkuara dëm./Tirananews.al/