Moderatorja Dojna Mema është një nga vajzat më simpatike të ekranit dhe shumë aktive në rrjetet sociale, por asnjëherë nuk është prononcuar për jetën e saj private.
Së fundmi Iconstyle.al ka zbuluar lidhjen e saj të dashurisë me këngëtarin e njohur, Vlashent Sata. Një romancë e tillë është përfolur prej kohësh, por dyshimet shtohen më shumë pasi 5 ditë më parë Sata dhe Mema ndodheshin të dy me pushime në Stamboll të Turqisë.
Dojna nuk mund të qëndronte duarkryq dhe ka bërë një postim në rrjetet sociale e ndoshta ka shumë të bëjë për këtë lajm lidhur me romancën e saj të re.
Në foton e publikuar në Instagram, Dojna ka nxjerrë gishtin e mesit ndërsa shkruan: “Më aktuale se kurrë këto tre orët e fundit kjo foto”!