Moderatorja Dojna Mema është aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan detaje nga jeta e saj apo edhe biseda private.
Përveç bisedave për të qeshur me gjyshen e saj që moderatorja poston herë pas here, ajo ka nisur të publikojë edhe mesazhet me partnerin.
Me një screenshot bisede në ‘Whatsapp’ moderatorja ka zbuluar një pjesë nga biseda e fundit me Vlashent Satën ku, i tregon atij se nuk i pëlqeu dikush që trokiti në derën e shtëpisë dhe nuk ia hapi atë.
“Erdhi një burrë tek shtëpia s’më pëlqeu, e pashë nga syri, s’ja hapa derën.”– thuhet në mesazhin e dërguar nga moderatorja.
Kështu Dojna ka treguar një detaj që nuk e dinim rreth saj, duke shkruar edhe krahas fotove: “Anti social club”.
Dojna është në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për shtatzaninë e saj.