Grupi Parlamentar i PD-së i ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme të nisë verifikimin e figurës së kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Sipas demokratëve, Tonin Marinaj: “akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës”.
“Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence”, thuhet në kërkesën e PD.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/07/202e59ea-8b76-4689-96ad-1639d3596ca6-818x1024.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/07/56e13585-f361-43bc-807c-a95894b27861-812x1024.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/07/b4c6df7f-ad4a-43c4-a8af-a9c406a2f99e-791x1024.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/07/6b4cd6ad-1746-4940-ae24-d41d528067f4-826x1024.jpg)