Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dokumenti që vërteton mashtrimin e Sali Berishës: Gjykata e Parisit nuk e ka pranuar padinë e tij kundër sekretarit Amerikan të Shtetit

21:07 / November 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Parisit nuk ka pranuar padinë e Sali Berishës që akuzon për shpifje sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi ky i fundit e shpallu ‘Non Grata’, por thjesht e ka depozituar si çështje, që është thjesht një procedurë. Gazetari Albi Xhunga ka kontaktuar publikuar bisedën me Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit, i cili ka konfirmuar se padia e Berishës, është vetëm në fazën e saj të parë.  

“Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore”, thuhet në dokument.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga.

xhunga1

Ky dokument vërteton mashtrimin e Sali Berishës, i cili në një nga takimet e tij në Lezhë, në kuadër të ‘Foltores’ tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij, madje miqtë i kishin thënë se Bliken nuk kishte paraqitur asnjë provë.

“Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”, ka thënë më herët Berisha.

Berisha genjen gjykata e parisit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.