Instituti i Statistikave i ka kthyer përgjigje deputetit të PD-së, Ervin Salianji, lidhur me vonesën e publikimit të të dhënave të Censit. Salianji me shkresë zyrtarë i ka kërkuar sqarime INSTAT për këtë proces të rëndësishëm, për metodën e ndjekur, dhe për shqetësimin e ndërhyrjes qeveritare. Nga ana tjetër, për herë të parë ky institucion bën transparencën financiare, duke treguar sa u ka kushtuar shqiptarëve censi që nisi në shtatorin e vitit të kaluar, dhe do të shpallet në qershor.


