Prej muajit gusht, fuçia bruto e naftës Brent po tregtohet nën 100 dollarë për fuçi. Kjo do të thotë se rafineritë, që më pas prodhojnë naftë dhe benzinë, po e blejnë lëndën e parë më lirë. Gradualisht kjo ka ulur çmimin e nënprodukteve të naftës, ku një ton diezel nga mbi 1100 dollarë në gusht, këtë muaj është shitur nën 1000 dollarë.
Forcimi i vazhdueshëm i dollarit po jep efektin e kundërt. Nëse kursi i valutës amerikane do të ishte 107 lekë, sa përpara luftës në Ukrainë, sot nafta në vend do të kushtonte vetëm 210 lekë për litër dhe benzina 189 lekë.
Krahas indeksit BRENT të naftës bruto dhe atij PLATTS të nënprodukteve të përpunuara, shqiptarët do të shohin me kujdes edhe kursin e këmbimit, që ka po kaq ndikim tek çmimi final i pompës së karburantit.