Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dollia shqiptare drejt UNESCO-s, projekti për të mbrojtur traditën

18:32 / October 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bundo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mikpritja shqiptare është e veçantë. Kurorëzimi i saj realizohet me një institucion unik, tradicional, të lashtë, klasik dhe modern, që quhet dolli. Është një kryevepër e ngritjes në piedestal të miqve, të të ftuarëve apo vizitorëve në sofrat shqiptare që simbolizon kulmin e mikpritjes, gëzimit dhe haresë, synon lartësimin shpirtëror të palës pritëse dhe miqve në një event, gosti, dasmë, ceremonial apo çdo festim tjetër.

Për këtë autori Sherif Bundo, i cili është i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan,  i ka dhënë lexuesit tre botime, nga të cilat dy monografi dhe një manual në katër gjuhë. Monografinë “Dollia si kumt i trashëgimisë kulturore”, “Dollia, lartësimi shpirtëror në mikpritjen shqiptare” dhe para pak ditësh edhe monografinë “Dollia shqiptare”. Ai thotë se dollia është një zakon autentik shqiptar dhe ka një lajm të bukur për këtë ritual.

Sherif Bundo: Dollia ka autenticitet të plotë shqiptar, kjo është e para. E dyta, një grup bashkish, një grup shoqatash, një grup personalitetesh dhe elite e kombit tonë kanë përgatitur një dosje, ia kanë prezantuar Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe së shpejti dollia shpallet së pari pasuri kombëtare jo materiale, shpirtërore e Shqipërisë dhe së dyti, kërkesa e dytë, i është kërkuar qeverisë shqiptare që të përgatisë dosjen për t’ia kërkuar UNESCO-s që dollia të shpallet pasuri e mbrojtur e trashëgimisë kulturore botërore.

Kjo do të thotë se për dollinë do të veprohet njësoj si me polifoninë që është gjithashtu pasuri kulturore jo materiale e mbrojtur nga UNESCO.

dollia Shqiptare unesko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.