Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dom Gjergj Meta flet për masakrën e Klosit: Nuk besohet tek ligji ose…

23:46 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dom meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dom Gjergj Meta në një lidhje skype në emisionin ‘Open’, u shpreh se familjet e përfshira në ngjarje, janë familje normale që përpiqen të jetojnë jetën e tyre të përditshme. Ai shtoi se duhet reflektim komunitar dhe kjo ngjarje të mos harrohet si shumë të tjera.

“Këta nuk janë njerëz kriminele, mundohen ashtu si dinë të rrisin familjen e tyre. Është një zonë me halle por me njerëz punëtorë. Kush e vendos që një deklaratë apo fakt është e vërtetë? E vendos gjyqtari. Kur merremi me detaje që më shumë ngjajnë me Gossip nuk i bëjnë mirë shoqërisë dhe adoleshentëve të tjerë.

Kemi të bëjmë me një ngjarje të nisur nga adoleshentët ndërsa të rriturit mbase nuk kanë ditur të trajtojnë ngjarjen. Ajo zonë në katër vite ka njohur vetëm 2 ngjarje, ku një person ka vrarë 3 punonjës bashkie dhe e fundit në Klos. Duhet trajtuar me delikatesë.

Nuk ka ligj mjaftueshëm ose nuk besohet tek ligjshmëria. Për gjënë më të vogël, edhe kur na ndalon një polic ne marrim në telefon shefin duam ta zgjidhim në mënyra të tjera. Shkohet pastaj në vetëgjyqësi.

Di detaje të ngjarjes se kam bashkëpunëtorët e mi që janë në zonë, djali që është vrarë ka qenë pjesë e kampeve verore të organizuara nga ne edhe pse nuk ishte katolik.

Janë familje normale të zonës që mundohen të jetojnë jetën e tyre çdo ditë. Nuk ka asgjë anormale.

Normaliteti ynë është shumë i brishtë e ne nuk reflektojmë. Do ta arkivojmë e do ta harrojmë e fshijmë siç kemi bërë me shumë të tjera më parë. Duhet reflektim komunitar.

Fati që ato njerëz janë ulur në një kafe për të biseduar, që i ati nuk ka shkuar menjëherë për ta vrarë tregon se ka pasur orvatje për ta zgjidhur çështjen. Vrasja pastaj mendoj se ka ardhur nga një gjaknxehtësi e momentit.

Nuk i di detajet e bisedave”, tha ai.

Dom Gjergj meta KLOS masakra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.