Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Donika Prela përballë Vettingut, Komisioni: Ka probleme me pasurinë

10:27 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1548147758 WhatsAppImage20190122at09.48.03 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Prela është e pranishme në seancë pa avokat, ndërsa do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Analiza do të bëhet për pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale. Donika Prela pas përfundimit të studimeve për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollës së Magjistraturës në 1999-2002 ka punuar si prokurore në Durrës për 15 vite, ndërsa në maj të vitit të kaluar u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vlerësimi për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaron se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim.

“Çmimi i tokës është 350 mijë lekë. Kemi bërë verifikimin e deklarimeve tw zonjës Prela. Ka të ardhura nga paga si prokurore. Të ardhurat e burrit si inxhinier ndërtimi në kompani private e institucionet shtetërore. Ka probleme dhe në të ardhurat e bashkëshortit në vitet 2003 dhe 2005 nuk ka pasur kontratë punë. Pagat janë paguar në cash, por nuk janë paguar sigurimet. Ka punuar tek kompania Bruci shpk si inxhinier por pa kontratë.

Të ardhurat e bashkëshortit janë si inxhinier në kompani private nderimi si dhe në disa institucione shtetërore. Për vitet 2003-2005 bashkëshorti nuk ka pasur një kontratë punë. Pagesa është bërë cash, po për to nuk janë paguar sigurime shoqërore dhe tatime. Për vitin 2006 ekziston një kontratë. Paga është paguar cash, për vitin 2007 pjesërisht përmes bankës. Pagat 2006-07-08 rezultojnë pjesërisht të paguara në tatime dhe ISSH. Paga për vitin 2010-11 janë paguar cash.

Nuk janë paguar tatime dhe kontribute shoqërore. I kemi kaluar znj. Prela barrën e provës përse nuk ka pasur kontratë ligjshmërinë e pagave 2003-2011. Pse nuk janë paguar tatimet dhe sigurimet shoqërore. Është pyetur për borxhin me R.N. prej 25.000 mijë euro. Vangjel Prela thotë se borxhin e ka marrë një kushëriri i tij dhe ai e ka ndjekur për kthimin e interesat. E ka kryer për kushëririn e tij A.P. që nuk jetonte në Shqipëri”.

donika prela pasuria probleme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.