Në mesnatë, Fushë-Kruja është tronditur nga breshëritë e armëve. Vrasësit me pagesë donin kokën e Gentian Bejtjës, një person i njohur nga policia për të kaluarën e tij. Por plumbat i morën jetën kunatit të tij, Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjes, përkatësisht 13 dhe 8 vjeç. Njëri prej tyre, 13-vjeçari ka marrë plagë më serioze dhe po mbahet nën kontrollin intensiv të mjekëve në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Policia ka gjetur të djegur automjetin me të cilin kanë lëvizur atentatorët, ku brenda të cilit kanë gjetur edhe armë automatike. E kaluara e Gentianit, i cili i shpëtoi edhe atentatoit të tretë, është pista kryesore që po ndjek policia për identifikimin e autorëve dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.
Dyshohet se autorët e atentatit kanë qenë 3 persona, të cilët i kanë zënë pritë Gentain Bejtjas në hyrje të banesës së tij. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi në drejtim të Gentian Bejtjas, sapo ai ka zbritur nga makina. 42-vjeçari ka qenë në makinë bashkë me familjen e tij. Gjatë paradites së sotme Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen.
Kush është Gentian Bejtja
Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja, ish punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.