52-vjeçari shqiptar që goditi me thikë ish-bashkëshorten jashtë shtëpisë së tij në Itali korrikun e vitit të kaluar, doli sot para Gjykatës së Sulmonës.
Shqiptari u gjend sot përballë ish-gruas dhe djalit të madh.
“Ai donte të më vriste”, përsëriti gruaja para trupit gjykues.
52-vjeçari ishte zhvendosur të banonte në një shtëpi tjetër, pasi ai dhe ish-bashkëshortja e tij ishin në proces ndarjeje. Ditën e ngjarjes, ai e kishte pritur atë poshtë shtëpisë, duke e sulmuar me mjet mprehës dhe duke i shkaktuar dy goditje.
Djali i rritur i çiftit, i pranishëm në këtë rast së bashku me dy vëllezërit e tij më të vegjël, arriti dt’ia hiqte thikën nga duart të atit dhe ta largonte.