Një incident i çuditshëm ka ndodhur të hënën brenda avionit që po fluturonte nga Abu Dhabi në Indi. New York Post shkruan se një grua italiane është arrestuar me forcë pasi pështyu dhe grushtoi stjuardesën e disa anëtarë të tjerë të ekuipazhit të fluturimit. Arsyeja ishte sepse ajo nuk ishte ulur dot tek vendet e para ose siç emërtohen ndryshe “bussines class”.
Bëhet fjalë për 45-vjeçaren Paola Perruccio e cila u çua në komisariatin e Mumbai për shkak të sjelljes së saj të dhunshme.
Ekuipazhi i fluturimit në deklaratat e tyre e përshkruan gruan si tepër të dhunshme. Perruccio kishte rezervuar një vend të klasit ekonomik në aeroplan, por gjatë fluturimit ajo u çua dhe vrapoi për tek “bussines class” kur pa një vend bosh.
Pasi punonjësit nuk e lejuan ajo pështyu dhe grushtoi stjuardesën e më pas nisi sherrin me gjithë të tjerët. Sipas autoriteteve policore dyshohet se ajo ishte e dehur sepse menjëherë pas sherrit hoqi rrobat dhe filloi të ecte në avion gjysmë e zhveshur.
Kapiteni u detyrua të ulte avionin në Mumbai pasi ajo nuk ndalonte me përleshjen me punonjësit. Gruaja u lirua me kusht pasi pagoi 25 mijë rupi ose 305 dollarë.