Kremlini refuzon ofertën e bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për një takim me homologun, Vladimir Putin, duke njoftuar se kushtet janë të papranueshme. Rusia shprehet e hapur për të rinisur bisedimet e paqes me Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nënvizoi se Moska e konsideron rrugën paqësore diplomatike si më të preferuarën për të arritur objektivat e saj.
Një ndihmës i presidentit Volodymyr Zelensky, vlerëson se 10 mijë deri në 13 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e luftës më 24 shkurt. Ndërsa pretendon se humbjet nga kampi tjetër shkojnë deri në 100 mijë trupa të eleminuar.