Gjyqtarja Eneida Civici ka dhënë dorëheqjen. Civici e cila ushtron detyrën e saj në dhomën e Civilive të Gjykatës së Tiranës ka vendosur që ti përkushtohet një pune tjetër, po në fushën juridike.
Ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Drjetësisë, ka vendosur të japë dorëheqjen në 11 tetor 2019, duke ju përkushtuar dhe kontribuar me përvojën e saj si drejtore e Zyrës Juridike pranë një institucioni fetar, siç është Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
